Bonjau venin t’rejave,
t’vjetrat qiti n’Thrift
Blej e shit pa komplikime. Pagesën, dërgesën e krejt procesin tjetër e menaxhojmë na.
Së shpejti në App Store
Së shpejti në Google Play
PËR MË PAK SE 1 MINUTË
0:00
Fotografo artikullin
0:24
Shto çmimin dhe detajet
0:58
Publiko
Vendose çmimin dhe prite pagesën
1,284
SHITËS TË REGJISTRUAR
47
PAKO TË DËRGUARA SOT
48h
NGA DËRGESA TEK PAGESA
100%
E PAGESËS QË E VENDOS MBETET TEK TI
MINUTA, SEKONDË PAS SEKONDE
Qite artikullin në shitje për pak minuta.
0:00
Fotografo artikullin
Boni disa foto në dritë të mirë, aty ku e ke artikullin. S’ke nevojë për studio apo ndonjë përgatitje të veçantë, veç sigurohu që shihet mirë dhe fotografoje nga disa kënde.
0:24
Vendose çmimin
Shkruje sa po don me e shitë dhe shtoji disa detaje që i ndihmojnë blerësit me kuptu çka po blejnë. Çmimi që e vendos është shuma që e pranon kur artikulli të shitet.
0:58
Qite n’shitje
Publikoje dhe artikulli yt del menjëherë n’shitje. Kur të shitet, ti veç e bën gati për dërgesë, për pjesën tjetër kujdesemi na.
RREGULLI I SHTËPISË
Çmimi që e vendos është shuma që ki me e pranu.
Listimi është pa pagesë, kështu që s’hup kurgjo me provu. S’ka tarifë për publikim, s’ka pagesë mujore dhe s’të hiqet asnjë përqindje si komision.
Pagesa bëhet pasi porosia të dorëzohet
Paret kalojnë direkt në llogarinë tënde bankare për pagesa online
Korrieri vjen me e marrë pakon në adresën tënde
ETIKETA
Pallto leshi, ngjyrë deveje
MASA M · SHUMË E MIRË
TI KËRKON
€ 32.00
Ti merr € 32.00
TË PLOTA · ASGJË NUK MBAHET
QYSH FUNKSIONON?
Lehtë me shitë. Edhe ma lehtë me ble.
SHITJA
01
Hape dollapin e kqyre çka s’po e vesh
Ajo xhaketa që s’e ke prek moti, fustani që t’ka metë i ri, çanta që veç po rrin, krejt mujnë me pas vlerë për dikon tjetër. Boni 3 foto edhe qiti n’Thrift. T’duhet veç 1 minutë.
02
Zgjedhe çka po don me shitë
Boni disa foto, shtoji detajet kryesore edhe vendosja çmimin vet. Listimi është pa pagesë, kështu që s’hup kurgjo me provu.
03
Qite n’Thrift, e tani veç prit.
Kur të shitet, ti veç e bon gati pakon. Për dërgesën dhe pjesën tjetër merremi na.
BLERJA
01
Gjeje diçka që të pëlqen
Shfleto tesha, këpucë, çanta e aksesorë dhe kqyri krejt detajet para se me vendos.
02
Kqyre mirë para se me ble
Madhësia, gjendja, fotot edhe krejt çka duhet me ditë për artikullin i ki n’platformë.
03
Porosite, pjesën tjetër e kryjmë na
Paguj qysh të konvenon dhe prite porosinë te dera. Krejt procesi kryhet përmes Thrift Kosova.
SIGURIA DHE PRIVATËSIA
Shit e blej pa i bo të dhënat tua publike.
Të dhënat personale i përdorim vetëm aty ku duhen për me e kry procesin. Adresa jote i shkon korrierit për dërgesë, ndërsa njerëzit tjerë në platformë s’kanë nevojë me e pa.
Të dhënat tua mbesin private
Nëse don me e majt profilin privat, në vend të emrit tënd shfaqet një emër përdoruesi i caktum prej platformës. Emri i plotë dhe të dhënat tua personale mbesin private.
Shitës të verifikuar
Verifikimi me ID s’është i detyrueshëm, po ta bën profilin ma të besueshëm. Nëse verifikohesh, shfaqesh si shitës i verifikuar, ndërsa të dhënat tua mbesin private.
Problem me porosinë?
Nëse artikulli që të vjen nuk përputhet me përshkrimin ose ki ndonjë problem tjetër rreth porosisë, mundesh me e raportu brenda 72 orëve. Na e shqyrtojmë rastin dhe të ndihmojmë me hapat e radhës.
Çka po thojnë përdoruesit?
I kom pas do sene qe s’i kom vesh moti edhe thash hajt po i qes. Sinqerisht s’kom prit me u shit kaq shpejt. Procesi u kon shume ma i lehtë se sa e kom paramendu.
@MIRA_THRIFT · 34 SHITJE · PRISHTINË
Platforma osht e thjeshte edhe s’t lodh me hapa t’panevojshem. E kupton qysh funksionon meniher.
@LIRA_B · 14 POROSI · PEJË
Kena pas nevoje moti per ni qisi platforme n’Kosove.
@BLERTA_WEAR · 61 SHITJE · GJAKOVË
Qysh me e pranu pagesën pasi e përfundoj ni shitje?
Kur shitja të përfundojë, ti zgjedh vetë ku don me e pranu pagesën; në llogarinë bankare, me para në dorë ose me i lanë në Wallet-in e aplikacionit për me i përdor ma vonë.
A duhet me pagu diçka me qit një artikull n’shitje?
Listimi është pa pagesë, s’ki tarifë mujore dhe s’hup kurgjo me provu me shitë.
Qysh funksionon shitja?
Bëji disa foto, shtoji detajet, vendose sa don me marrë dhe publikoje. Kur të shitet, ti e bën pakon gati, ndërsa dërgesa vazhdon përmes Thrift Kosova. Platforma është ndërtu pikërisht që shitja me qenë sa ma e thjeshtë.
Çka mundem me shitë në Thrift Kosova?
Thrift Kosova është për krejt. Mundesh me shitë tesha për bebe, fëmijë, gra, burra, të rinj e të moshuar, prej bluzave, pantallonave, fustanave e xhaketave, deri te këpucët, çantat dhe aksesorët. S’ka rëndësi a ki një artikull apo plot sene që s’i përdor ma. S’duhet biznes, përvojë në shitje apo ndonjë setup i veçantë.
Qysh funksionon pagesa për blerësin?
Kur porosit, ti zgjedh mënyrën që të përshtatet ma shumë. Mundesh me pagu përmes bankës, me para në dorë ose nga Wallet-i në aplikacion, krejt brenda të njëjtit proces, pa pas nevojë me u marrë veçmas me shitësin.
A duhet shitësi me e organizu postën?
Jo. Kur artikulli shitet, shitësi veç e bën pakon gati. Dërgesa menaxhohet përmes Thrift Kosova, kështu që s’ka nevojë me kërku korrier apo me u marrë vesh me blerësin për transport.
Çka nëse porosia që më vjen ka problem?
Nëse artikulli nuk përputhet me përshkrimin ose ka një problem që nuk është cekë, e raporton përmes platformës dhe rasti shqyrtohet për me pa çka ka ndodhë dhe cilët janë hapat e radhës.